back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaShqiptareZyrtare: Shërohen dy pacientët e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Zyrtare: Shërohen dy pacientët e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19. Bëhet fjalë për dy kontakte të pacientit zero, 28-vjeçarit të ardhur nga Firence.

Kështu analizat kanë dalë negative për shtetasin V.Kola, babai i pacientit zero, dhe një kontakt tjetër të këtij pacienti.
“Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv.Por ju lutem kujdes‼Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës.Ju lutem qëndroni në shtëpi‼Nëse keni shenja të sëmundjes” njoftoi Ministrja Manastirliu, transmeton oranews.

Lajmi i mirë është përshendetur dhe nga kryeministri Rama.“Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj”.Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 70, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz