BallinaSportZyrtare: San Siro do të prishet, Milano do të ndërtojë stadiumin e...

Zyrtare: San Siro do të prishet, Milano do të ndërtojë stadiumin e  ri modern

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Stadiumi legjendar San Siro, një prej simboleve më të njohura të futbollit italian dhe botëror, do të prishet. Këshilli bashkiak i Milanos ka miratuar shitjen e ndërtesës historike dhe tokës përreth për klubet AC Milan dhe Inter Milan, duke hapur rrugën për ndërtimin e një stadiumi krejt të ri.

Sipas mediave italiane, marrëveshja kap vlerën e 197 milionë eurove, ndërsa projekti i ri urban pritet të kushtojë mbi 1.2 miliardë euro. Stadiumi i ri do të ketë kapacitet rreth 71,500 vende dhe do të përfshijë komplekse tregtare, hapësira rekreative dhe ambiente moderne për tifozët.

San Siro, i hapur në vitin 1926, ka pritur dhjetëra finale të mëdha, përfshirë ato të Kupës së Kampionëve dhe Kampionatit Botëror 1990. Për shumë tifozë, ky vend është më shumë se një stadium – është një pjesë e historisë së futbollit italian.

Sipas planeve të publikuara, prishja do të fillojë pasi të përfundojë stadiumi i ri, për të mos ndërprerë aktivitetin sportiv të Milanit dhe Interit.
Një pjesë e strukturës historike — si kullat e famshme dhe një sektor i tribunës — pritet të ruhen si monument kulturor dhe të kthehen në muze të futbollit milanez.

/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz