Zyrtare: FC Drenica përforcohet me Alban Shillovën

FC Drenica ka vazhduar përforcimin e skuadrës për edicionin e ri, duke njoftuar transferimin e Alban Shillovës.
Klubi kuqezi ka bërë të ditur se Shillova është zyrtarisht pjesë e familjes së Drenicës, me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës, shkruan Indeksonline
“Alban Shillova është zyrtarisht pjesë e familjes kuqezi, duke iu bashkuar ekipit tonë me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e FC Drenicës.

Lexo edheDinamo luan sonte gjithçka për kualifikimin në “Elbasan Arena”
Nga klubi kanë vlerësuar përvojën, përkushtimin dhe cilësitë e futbollistit, duke besuar se ai do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sezonin e ri.
“Mirë se erdhe, Alban! Të urojmë shumë suksese me fanellën e FC Drenicës”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar.
Me këtë afrim, Drenica vazhdon të ndërtojë skuadrën për sfidat e edicionit të ardhshëm./Indeksonline/














