Zyrtare: E transferoi në muajin korrik, por Ballkani e shet Shabanin në Suedi!
dp

Lexo edheKëta janë futbollistët pa kontratë, secili më i mirë se tjetri

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me klubin suedez Varbergs BoIS për transferimin e futbollistit Laorent Shabani.
Klubi nga Suhareka ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Shabanit, duke e falënderuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij te Ballkani, shkruan Indeksonline
“Faleminderit, Laorent Shabani! FC Ballkani ka arritur marrëveshje me klubin suedez Varbergs BoIS për shitjen e Laorent Shabanit. Laorent, faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në fanellën e Ballkanit. Të urojmë shumë suksese në aventurën e re në Suedi dhe sa më shumë arritje në vazhdim të karrierës!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shabani tashmë do ta nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar Varbergs BoIS në futbollin suedez.

Lexo edheKëta janë futbollistët pa kontratë, secili më i mirë se tjetri
Nuk dihet shifra e saktë e këtij transferimi, kurse vlera e lojtarit është rreth 300 mijë euro./Indeksonline/