Skuadra e Dritës ka njoftuar zyrtarisht largimin e dy futbollistëve nga skuadra, Morris Fuseini dhe Ben Zidane.
Sipas komunikatës së klubit gjilanas, sulmuesi Morris Fuseini ka përfunduar periudhën e huazimit te Drita dhe do të rikthehet te klubi i tij, ndërsa Ben Zidane ka mbyllur bashkëpunimin me kampionët e Kosovës me marrëveshje të dyanshme, shkruan Indeksonline
Klubi ka falënderuar të dy lojtarët për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa ishin pjesë e ekipit.
“Klubi i falënderon të dy futbollistët për kontributin, angazhimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës sa ishin pjesë e FC Drita. Lojtarëve ju urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drita i ka uruar suksese Fuseinit dhe Zidanes në vazhdim të karrierës së tyre, duke i falënderuar për gjithçka që kanë dhënë me fanellën bardhekaltër../Indeksonline/