Zyrtare: Casemiro transferohet te Inter Miami

Inter Miami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Casemiro, i cili i bashkohet klubit si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Evropë.
Klubi amerikan njoftoi se 34-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit 2027 të MLS-së, shkruan Indeksonline
Casemiro mbërrin në MLS me një karrierë të jashtëzakonshme, ku ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të suksesshëm të brezit të tij.
Pas zyrtarizimit, braziliani u shpreh i lumtur për nisjen e kësaj aventure të re.
Midfield, reinforced. Bem-vindo, @Casemiro! 🇧🇷https://t.co/1GW3A40qvD pic.twitter.com/ZmM0IXUXux

Lexo edheE goditi Olmon, reagon legjenda e Argjentinës: Ritmi zemrës ishte rritur, i kërkoj falje
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 22, 2026
“Ajo që më motivon më shumë, dhe besoj se kjo vlen për çdo futbollist, është të fitoj dhe të vazhdoj të rritem. Projekti që më prezantoi klubi, si dhe përpjekja që të gjithë bënë për të më sjellë këtu, do të thotë shumë për mua”, deklaroi Casemiro.
Ai premtoi se do të japë maksimumin për fanellën e Inter Miamit.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi pres të filloj, në mënyrë që ta shpërblej këtë besim, jo vetëm gjatë 90 minutave të ndeshjeve, por edhe çdo ditë në stërvitje. Mund të them vetëm faleminderit dhe do të jap gjithçka që kam për t’ia kthyer klubit besimin dhe përkrahjen që më ka treguar”, shtoi mesfushori brazilian./Indeksonline/














