Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë të parë do të fillojë punën si trajner.
Ai është rikthyer në Australi, te ish-skuadra e Melbourne Victory, shkruan Indeksonline
Berisha është emëruar trajner i parë i Akademisë së klubit nga Australia.
Kujtojmë që Berisha licencën UEFA Pro e mori në Shqipëri, në kursin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Berisha është rekodmen në futbollin e Australisë. Ai ka shënuar 106 gola në ligë dhe ende është i pari në A-League si golashënuesi më i mirë.
Ish-lojtari ishte transferuar edhe te FC Prishtina, por që dështoi në Superligën e Kosovës./Indeksonline/