back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportZYRTARE: Alves largohet nga Barcelona

ZYRTARE: Alves largohet nga Barcelona

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Dani Alves ka vendosur të largohet nga Barcelona, ka bërë të ditur sekretari teknik i klubit, Robert Fernandez.

Ai ka konfirmuar se reprezentuesi brazilian ka shfrytëzuar opsionin për largim si futbollist i lirë, i vlefshëm deri më 5 qershor.

“Dani Alves ka vendosur të largohet”, deklaroi Fernandez për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”. “Është një vendim personal të cilin ne e respektojmë”, u shpreh ai.

Alves iu bashkua Barcelonës nga Sevilla më 2008 dhe u bë një prej futbollistëve kryesorë të gjigantit nga “Camp Nou”.

Por, Fernandez mohoi mundësinë e largimit të Javier Mascheranos, që njësoj si Alves kërkohet nga Juventus.

“Nuk kam as më të voglin dyshim se Mascherano do të mbetet këtu. Ai është futbollist shumë i rëndësishëm për Barcelonën”, theksoi Fernandez.

Të Fundit

Sport

ShowBiz