VV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime, kështu ndahet “kulaçi” i pushtetit
dp
Lexo edheSkandali në Nvidia, Shtëpia e Bardhë diskuton shkarkimin e Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili përmes një postimi ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht mes dy subjekteve politike, transmeton lajmi.net.
Sipas Shabanit, marrëveshja është arritur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është bazuar në parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përmes këtij koalicioni, LDK-ja në Shtime do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Shabani ka theksuar se bashkëpunimi synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.
Lexo edheSkandali në Nvidia, Shtëpia e Bardhë diskuton shkarkimin e Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick
“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Shtime do të marrë udhëheqjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka bërë të ditur Shabani./lajmi.net/