BallinaDrenica +Drenica SportDrenica mbetet në elitën e futbollit

Drenica mbetet në elitën e futbollit

Të ngjajshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

Skuadra nga Skenderaj, Drenica mbetet në elitën e futbollit. Skenderajasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, e cila u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. Ndeshjet e barazhit si gjithmonë janë me rivalitet të madh, kështu ishte edhe kësaj radhe dhe Drenica me mund të madh siguroi ekzistencën. Drenica si skuadra e nëntë e Raiffeisen Superligës u takua me të katërtin e Ligës së Parë, Dukagjinin. Klinasit ishin të pafat dhe duhet të vazhdojnë garat në Ligën e Parë, ndërsa kuqezinjtë festojnë mbetjen në shoqërinë e më të mirëve. Në minutën e 58-të, Drenica kalon në epërsi falë golit të bukur nga gjuajtja e lirë që e realizoi Hysen Tahirit, por gëzimi qe jetëshkurtër. Në minutën e 63-të, Altin Merlaku barazoi rezultatin (1:1). Shtatë minuta pa përfunduar ballafaqimi (83’) Liridon Syla shënon super gol dhe për fitoren e madhe të Drenicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz