Zulfaj: LVV i ka votat për president, opozita duhet të marrë pjesë në votim
dp

Lexo edhe“Na jena ftu për president, sot pas takimit të radhës u pa që përfundum me një ofertë për qeverisje”, Lutfi Haziri në Pressing

Zulfaj tha se nuk ka arsye që të bllokohet procesi i qeverisjes dhe se rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të tentohet të ndryshohet përmes bojkotit.
“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja. Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kutia të përmbyset përmes bojkotit,” ka thënë ai.
Ai ka shtuar se opozita duhet të reflektojë dhe të marrë pjesë aktive në Kuvend, duke theksuar se pjesëmarrja në votim është obligim politik.

Lexo edhe“Na jena ftu për president, sot pas takimit të radhës u pa që përfundum me një ofertë për qeverisje”, Lutfi Haziri në Pressing
“Duhet reflektim prej opozitës. S’po ju lypet vota pro, por të marrin pjesë në Kuvend, të votojnë kundër apo pro. Duhet të jesh në Kuvend, ta shprehësh mendimin,” ka deklaruar Zulfaj.
Sipas tij, opozita duhet të jetë e pranishme në Kuvend dhe të shfrytëzojë mekanizmat demokratikë për të shprehur qëndrimin e saj. /Lajmi.net/