Zubin-Potok: Policia vendos shirit në lokacionin e dyshuar për varrezë masive
dp

Lexo edhe“Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë” – Policia jep detaje, një punëtor i vdekur dhe një i lënduar pasi u rrëzua vinçi

Njësite speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë buzë lokacionit të dyshuar për varrezë masive, në Zubin-Potok.
IndeksOnline raporton se forcat e policisë kanë rrethuar lokacionin, teksa ekipet e nevojshme kanë nisur procesin e zhvarrimit.
Ndonëse do të marrë kohë tërheqja dhe verifikimi i eshtrave që dyshohet të jenë varrosur, gjetja e një varreze të tillë shënon një hap të rëndësishëm në identifikimin e disa prej të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, M.J dhe M.B.
“Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike vetëm në masën që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.

Lexo edhe“Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë” – Policia jep detaje, një punëtor i vdekur dhe një i lënduar pasi u rrëzua vinçi
Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre” deklaroi PSRK-ja.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: