Analisti politik Petrit Zogaj përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka përshkruar me pak fjalë gjendjen aktuale në vend, dhe kaosin politik e ekonomik në vend.
Zogaj ka thënë me ironi se Kosova ka qenë gjithmonë një provincë, e udhëhequr nga liderë provincial, duke shkuar gjithmonë më poshtë se sa ishte paraprakisht.
Të tillët sipas Zogajt vendimet e tyre merren brenda logjikes provinciale, reagimet dhe punët e tyre, janë brenda kësaj logjike.
Ai ka përmendur në këtë renditje udhëheqjen e Thaçit, Haradianjt, e Limajt, duke i lidhur ata me vendlindjet e tyre.
Në krejt këtë kaos, Zogaj ka thënë se ka një të vërtet të madhe, që është paaftësia për ta qeverisur vendin.
“Kemi qene gjithnjë province, e kjo e ka efektin e vet. Qeverisesh si province. Ke lidere provincial. E trajton publiken provincialisht. Shkollohesh si provincial. Mendon si i tille. Vendimet i merr brenda logjikes se provinces. Luften e ben provincialisht. Reagon sipas menyres se njejte provinciale. Dikur thonin qe po qeverise Gjakova, pra nje province e provinces. Me vone thonim Drenica, tash themi Drenica e Dukagjini. Shkuam edhe me poshte, thojme po na qeverise Broja e Gllogjani e Banja. Vazhduam tutje duke ju referu mbiemrave te familjeve te ketyre provincialistave: thacet, haradinajt, limajt e te tjeret si keta. Dikur thonim qe Gjakova ka ndertu fabrika sepse udheheqja ishte e tyre, tash themi qe Drenica, Dukagjini, Malisheva, dhe vazhdon varesisht nga ministri ose ministrja.
Pra, gjithmone duke mendu e qeverise provincialisht. E ne kete mes, ka nje te vertete te hidhur mbi paaftesite tona me e qeverise nje vend e nje popull 2 milion banoresh.” ka shkruar Zogaj./GazetaBlic/

