BallinaLajmeZogaj: Serbisë nuk i duhet angazhim për ta paraqitur Kosovën si problematike,...

Zogaj: Serbisë nuk i duhet angazhim për ta paraqitur Kosovën si problematike, i ka të gatshme prej Kurtit

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Analisti politik Petrit Zogaj ka thënë se pas deklaratave të Kurtit për SHBA, i japin Serbisë një mjet të gatshëm për të paraqitur Kosovën si faktor problematik në rajon.

Sipas Zogajt, një memo e mundshme nga Ministria e Jashtme e Serbisë me titullin “Kosova nuk shqetësohet për interesat amerikane në Ballkan” do të shpërndahej lehtësisht në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan, pa pasur nevojë për përkthim apo interpretim shtesë.

Ai tutje shkruan se tanimë Serbia s’ka nevojë me u angazhu për ta paraqitur Kosovën si problematike, pasi sic thotë ai po ia kryen Kurti këtë “punë”.

“Kosova nuk shqetesohet per interesat amerikane ne Ballkan.” Ky mund te jete titulli i nje memo nga ministria e jashtme te Serbise pas deklarimeve te kryeministrit te Kosoves dhene para dy dite ne ShBA, dhe e njejta memo shperndahet ne Shtepi te Bardhe, Departament te shtetit dhe kongres. Nuk i duhet as perkthimi, sepse Kurti eshte mjafte i kujdesshem qe keto deklarime t’i jep ne anglisht. MPJ-se serbe nuk i duhet asnje angazhim shtes per ta paraqitur Kosoven si problematike ne rajon. I ka te gatshme, te artikuluara qarte, e ne shume raste nga kryeministri i Kosoves.

Ndërkohë, nuk ka administratë me te pershtatshme sesa kjo aktualja ne ShBA qe t’i thuhet qe s’me interesojne e shqetesojne interesat e tua ne Ballkan. Me te njejte monedhe dhe me plot te drejte mundet me ta kthy, “as Amerikes nuk i interesojne interesat e Kosoves dhe rrjedhimisht terhiqemi nga angazhimet tona te perditshme ne kete shtet.” Dhe kjo as qe do te thuhet me, vetem do te terhiqen heshturazi, ndersa Kurti le t’i bashkohet presidentit kolombian ne kritika per ShBA-ne”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz