Zlatan i bën dhuratë vetes Ferrari-n afro 4 milionë euro
dp·

Zlatan Ibrahimovic ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të dhe dhuratën e zgjodhi vet.
Ish-futbollisti është një entuziast i madh i makinave, andaj dhurata që i bëri vetes është një nga Ferrari-t më ekskluzivë të ditëve të sotme – modeli F80.
Ibrahimovic ka vite që i shton koleksionit të tij makina të shtrenjta për ditëlindje, dhe këtë vit zgjedhja ra mbi një makinë që është e vështirë për t’u blerë edhe nëse ke mjaftueshëm para.
Ferrari kishte thënë se do të prodhojë vetëm 799 kopje të F80, dhe vlera e tij është afro 3.6 milionë euro.
F80 shkon në 100 km/orë në rreth 2.15 sekonda, arrin 200 km/orë në më pak se gjashtë sekonda dhe shpejtësia maksimale është 350 km/orë.

Lexo edheNga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri














