HomeLajmeZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e...

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

Të ngjajshme

Vala e të nxehtit godet Francën, raportohet për të vdekur

Dyzet persona janë mbytur nga vala e të nxehtit...

Presidenca jep kontratën mijëra euroshe për sigurime shëndetësore të ish-presidentëve

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka nënshkruar...

Djegia e veturës në Duhël të Suharekës, nuk raportohet për të lënduar – Policia jep detaje

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga...

Vetura godet një këmbësor në Pejë

Një veturë ka goditur aksidentalisht një këmbësor, sonte në...

Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut: Ka humbur tri palë zgjedhje me radhë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe nënkryetarja e...

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për vitin 2025, ku ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të institucionit, duke evidentuar një sërë parregullsish financiare dhe operative.

Sipas raportit, pasqyrat financiare të OSHP-së paraqesin në përgjithësi një pamje të drejtë dhe të vërtetë, megjithatë auditimi ka identifikuar disa çështje materiale që kanë ndikuar në opinionin e auditorëve.

Mbi 16 mijë euro të hyra të mbivlerësuara

Një nga gjetjet kryesore të auditimit lidhet me regjistrimin e të hyrave nga konfiskimi i depozitave. Auditorët kanë konstatuar se një shumë prej 4,332 eurosh ishte dërguar dy herë për regjistrim në Thesar, ndërsa një shumë tjetër prej 1,330 eurosh ishte regjistruar gabimisht si 13,306 euro.

Si rezultat i këtyre gabimeve, të hyrat e paraqitura në pasqyrat financiare janë mbivlerësuar për 16,308 euro. Sipas ZKA-së, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve efektive në procesin e verifikimit dhe regjistrimit të të hyrave.

Tarifa të ankesave të paguara më pak se sa parashihet

Raporti evidenton gjithashtu se në 13 raste tarifat e ankesave janë paguar në vlera më të ulëta sesa ato të përcaktuara me rregullore.

Vlera totale e tarifave të papaguara sipas normave ligjore arrin në 4,864 euro, duke bërë që të hyrat e raportuara të jenë nënvlerësuar për këtë shumë. Auditorët theksojnë se situata ka ardhur si pasojë e zbatimit jo të njëtrajtshëm të rregulloreve dhe mungesës së kontrollit adekuat gjatë verifikimit të pagesave.

Probleme në regjistrimin e pasurisë dhe stoqeve

ZKA ka gjetur mangësi edhe në menaxhimin e pasurisë jo-financiare. Sipas raportit, pasuri në vlerë prej 939 eurosh dhe materiale shpenzuese në vlerë prej 2,704 eurosh nuk ishin regjistruar në sistemin elektronik “e-Pasuria”.

Auditorët vlerësojnë se kjo ndikon në paraqitjen e saktë të pasurisë së institucionit dhe rrit rrezikun për mungesë të evidencës dhe kontrollit efektiv mbi asetet publike.

Vonesa në trajtimin e ankesave

Një ndër gjetjet më serioze lidhet me trajtimin e ankesave në OSHP.

Sipas auditimit, në 12 raste ekspertët shqyrtues kanë vonuar dorëzimin e raporteve për ankesat nga një deri në 26 ditë përtej afateve të përcaktuara ligjore.

Po ashtu, në 54 raste paneli shqyrtues i OSHP-së ka vonuar marrjen e vendimeve për ankesat nga një deri në 91 ditë.

Auditorët vlerësojnë se këto vonesa cenojnë parimet e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik, ndikojnë në realizimin e projekteve publike dhe mund të shkaktojnë humbje të besimit të operatorëve ekonomikë në sistemin e ankesave.

Vonesa në regjistrimin e të hyrave nga depozitat e konfiskuara

Raporti evidenton se regjistrimi i të hyrave nga depozitat e konfiskuara është bërë me vonesa të konsiderueshme.

Sipas gjetjeve, në disa raste kërkesat për bartjen e depozitave në Buxhetin e Kosovës janë bërë me vonesa që varionin nga tre deri në 257 ditë nga data e vendimit përfundimtar për konfiskim.

ZKA vlerëson se këto vonesa ndikojnë negativisht në saktësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar.

Punonjës pa akte të nënshkruara të emërimit

Auditimi ka identifikuar edhe probleme në menaxhimin e personelit. Në tri raste ekspertët shqyrtues ushtronin detyrën pa i nënshkruar aktet e emërimit.

Sipas auditorëve, mungesa e akteve të vlefshme të emërimit krijon paqartësi ligjore lidhur me ushtrimin e funksioneve dhe përgjegjësive të tyre.

Tetë fatura të paguara me vonesë

Në fushën e menaxhimit financiar, ZKA ka konstatuar se tetë fatura në vlerë totale prej 7,988 eurosh nuk janë paguar brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Vonesat kanë arritur deri në tre muaj nga data e pranimit të obligimit, duke krijuar rrezik për kosto shtesë në formë të interesave apo penaliteteve.

Të hyrat e OSHP-së ranë për 26 për qind

Raporti tregon se gjatë vitit 2025 OSHP ka realizuar të hyra në vlerë prej 407,264 eurosh, krahasuar me 555,974 euro në vitin paraprak, që përfaqëson një rënie prej rreth 26 për qind.

Ndërkohë, institucioni ka shpenzuar 434,697 euro ose mbi 98 për qind të buxhetit final prej 440,472 eurosh.

Pesë rekomandime për menaxhmentin

Për të adresuar mangësitë e identifikuara, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë pesë rekomandime të reja për menaxhmentin e OSHP-së. Ato lidhen me forcimin e kontrolleve financiare, regjistrimin e saktë të të hyrave, menaxhimin e pasurisë, respektimin e afateve ligjore për trajtimin e ankesave dhe përmirësimin e proceseve të pagesave.

Menaxhmenti i OSHP-së është pajtuar me të gjitha rekomandimet e dhëna nga auditorët dhe është zotuar për ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e tyre. /Lajmi.net/

Raporti i plotë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz