Zjarri në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, aktivizohet FSK-ja, zbarkojnë njësitë e specializuara

Përhapja e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës ka aktivizuar edhe FSK-në.
Me anë të një njoftimi, FSK thotë se pas kërkesës së Qendrës së Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është aktivizuar, transmeton lajmi.net.
“Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë. Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zingjirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve.”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë.
Postimi i plotë:

Lexo edheRrënimet në Ujman, 5 OJQ serbe i kërkojnë Bankës Botërore të pezullojë mbështetjen për “Ibër-Lepencin”














