HomeLajmeZjarri në banesën në Prishtinë, në mesin e të lënduarve edhe një...

Zjarri në banesën në Prishtinë, në mesin e të lënduarve edhe një 5-vjeçar

Të ngjajshme

Nis zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponi sanitare të KMDK-së

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,...

Yll Limanit i ndodhë e papritura në Spanjë

Artistit të mirënjohur shqiptar, Yll Limani, i ka ndodhur...

A kanë komunitetet propozim për president? Flet Emilija Rexhepi

Emilja Rexhepi, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska...

Një banesë pranë parkut të qytetit në Prishtinë, sot u përfshi nga zjarri.

Disa banorë morën ndihmë mjekësore, përfshirë dhe disa zjarrfikës, raporton IndeksOnline.

Nga Klinika e Kirurgjisë Plastike kanë konfirmuar për IndeksOnline se është pranuar një pacient i mitur, 5 vjeç, pas djegieve termike të shkaktuara nga flakët.

Ndërkaq, zjarrfikësit që kanë pësuar djegie në regjionin e fytyrës janë vlerësuar dhe janë liruar për trajtim ambulantor në shtëpi.

Sipas doktorit Korab Berisha, kirurg plastik kujdestar në QKUK, pacienti i pranuar ka pësuar djegie në regjionin e kokës, fytyrës, ekstremitetin e sipërm dhe në të dy gjunjët.

Në momentin e pranimit, gjendja e përgjithshme është stabile hemodinamikisht dhe respiratorikisht.

Pacienti u pranua për trajtim spitalor, monitorim dhe menaxhim të mëtejshëm të plagëve nga djegia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz