Zjarri që ka kapluar sot supermarketin e “Viva Fresh”-it në qendër të Gjakovës ende nuk është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Major Kristë Gjokaj zëdhëndës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës ka treguar për Gazetën Insajderi se aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.
“Aktualisht jam në vendin e ngjarjes, zjarri ka kapluar komplet objektin e “Viva Fresh-it”, për momentin ende nuk është lokalizu në tërësi, personat të gjithë i kemi evauku nga objekti dhe nuk ka asnjë person të lënduar, deri më tani kjo është gjendja”, ka thënë Gjokaj për Insajderin.
Më poshtë mund të shikoni pamje nga djegie e supermarketit.