Në orët e hershme të mëngjesit, një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga flakët.
Gazeta Metro mëson se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.
Një lexues i gazetës ka dërguar PAMJE nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po kryejnë hetimet.
Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar këtë zjarr.

