BallinaLajmeZhduket studentja

Zhduket studentja

Të ngjajshme

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë...

Fisnik Asllani shkëlqen përsëri, Hoffenheim rikthehet në barazim ndaj Augsburgut

Fisnik Asllani ka qenë sërish protagonist për TSG Hoffenheim,...

Ushqimi “që pastron arteriet” sipas mjekut: EPA më efektiv se aspirina?

Një mjek ka pretenduar se një ushqim i thjeshtë,...

Mahrez drejt rikthimit në Evropë

Riyad Mahrez mund të jetë pranë largimit nga Al-Ahli,...

Dy janë njerëzit që e panë për herë të fundit studenten Libby Squire. Komshinjtë e saj e panë atë teksa zbriti nga një taksi dhe ishte shumë e dehur.

Tom Tulley, 20 vjeç, i cili jeton përballë Libby ka thënë në polici se ajo ishte shumë e dehur dhe zbriti nga një taksi e vetme. “E pashë teksa doli nga taksia dhe i merreshin këmbët, u rrëzua disa herë dhe më pas u drejtua për nga shtëpia e saj. Nuk e di çfarë ndodhi që ajo nuk ka hyrë në shtëpi, e gjitha kjo është shumë e çuditshme”.

Gjithashtu në polici dëshmoi dhe Leon Caplin, 20 vjeç. “Ajo ishte duke u përpjekur të ecte, dhe ra disa herë në trotuar, pasi nuk mund të mbante ekuilibër”.

Policia ka nisur kërkimet në të gjithë zonën si dhe ka publikuar një foto të sajën në mënyrë që të marrë informacion. Studentja është larguar nga klubi i natës në Welly, Hull në orën 11:45.

Nga kërkimet është gjetur një buzëkuq i saj. Përveç policisë që është duke kërkuar edhe miqtë e saj kanë nisur kërkimet për të gjetur shoqen e tyre. Mamaja e saj, Lisa ka falenderuar të gjithë miqtë e saj që janë angazhuar për të gjetur vajzën.

Libby Squire studionte për filozofi në Universitetin e Hull-it dhe është zhdukur të enjten e kaluar./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz