back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeZhduket një person në Gjilan, ShKKSh-ja njofton se ka filluar misioni i...

Zhduket një person në Gjilan, ShKKSh-ja njofton se ka filluar misioni i kërkim-shpëtimit

Të ngjajshme

Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc të Gjilanit, policia jep detaje

Ka përfunduar me sukses aksioni i kërkim-shpëtimit i zhvilluar...

“Takimi sekret LDK-PDK”, reagon Lushaku: Aktivizim i makinerisë së propagandës të VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka...

Klubi i Premierligës gjen trajnerin e ri

Klubi i Premierligës, Wolves ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet...

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Sipas njoftimit, në terren është aktivizuar edhe njësia e dronave, e cila po mbështet kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.

“Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional.”, thuhet mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Gjilanit

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.

Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz