Zhduken dy persona: Një në Ferizaj, një në Gjakovë
dp

Lexo edheSpecialja bojkoton takimin në Hagë për raportin britanik

Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre.
Në Ferizaj, më 10 qershor 2026, një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia më 09.06.2026 rreth orës 18:00 dhe që nga ajo kohë familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, në Gjakovë, më 09.06.2026 rreth orës 23:20, një ankues femër kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet.

Lexo edheSpecialja bojkoton takimin në Hagë për raportin britanik
Në të dy rastet, autoritetet policore kanë bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e personave të raportuar si të zhdukur.