back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeZgjerohen hetimet, Pula: Të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të...

Zgjerohen hetimet, Pula: Të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

Të ngjajshme

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka thënë se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve në drejtim të personave, të cilët faktikisht kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Në një prononcim për IndeksOnlinen, ajo ka thënë se secila prokurori po pret rezultatet përfundimtare për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

Pula ka theksuar se për vepër penale të falsifikimit parashihet dënimi deri në pesë vjet meqë janë persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do ta tregojnë se si është bërë ky falsifikim i rezultateve, asnjë nga ta nuk do të amnistohet dhe asnjëri që e ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo për IndeksOnlinen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz