Në shkollën e mesme të ulët “Sfeti Sava”, në Kllokot deri në orën 15:00 kanë votuar 330 qytetarë me të drejtë vote. Në këtë qendër votimi janë dy vendvotime me mbi 1500 qytetarë me të drejtë vote.
Në këtë qendër kanë të drejtë vote mbi 500 qytetarë shqiptarë.
Banorët e Kllokotit i drejtohen sërish kutive të votimit, ku në fletëvotim figurojnë dy kandidatë – Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe dhe Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”.
Ky i fundit më 3 nëntor është tërhequr nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij që të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviq.
Sipas KQZ-së, zgjedhjet në Kllokot mbahen vetëm formalisht sepse afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte më 2 shtator.
Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 4100 qytetarë, dhe është e vetmja nga dhjetë komunat me shumicë serbe, ku Lista Serbe nuk fitoi qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.