Zgjedhja e Presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin e saj
dp

Lexo edheKomisioni “ad hoc” interviston kandidatët për anëtarë të bordit të RTK-së

“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.
Sipas tij, gjithçka “varet nga vullneti i opozitës”.
“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca para mediave në Shqipëri.

Lexo edheKomisioni “ad hoc” interviston kandidatët për anëtarë të bordit të RTK-së