back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeZëvendësministri i Drejtësisë takoi përfaqësuesit e Organizatës “Thirrjet e Nënave”

Zëvendësministri i Drejtësisë takoi përfaqësuesit e Organizatës “Thirrjet e Nënave”

Të ngjajshme

Binance sjell Botin e Analizës së Kriptos në Telegram

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit...

“Myzhde”, martohet Melinda Ademi

Rep-artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi, ditën e sotme...

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, takoi përfaqësuesit e Organizatës “Thirrjet e Nënave”. Ai para të pranishmëve tha se Ministria e Drejtësisë ka rifilluar futjen e të dhënave në databazën për personat e zhdukur  AMPM,  e cila funksionon në kuadër te Zyrës së Kryeministrit, si  dhe është punuar shumë në hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore,  ku çështja e të pagjeturve zë vendin kryesor.

Tutje, z Dushi tha se Ministria e Drejtësisë e ka  mbështetur Mjekësinë Ligjore duke i shpeshtuar takimet koordinuese edhe me Zyrën e Kryeministrit. Ai tha  se është ndërmarrë edhe iniciativa për  konservimin  e rrobave dhe se duhet punuar edhe për çështjen e pensioneve për familjarët e personave të zhdukur.

Zëvendësministri Dushi tha se Serbia nuk është aspak bashkëpunuese sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Më tutje, Dushi theksoi se ” është e pamundur që Serbia të mos ketë informata lidhur me personat e pagjetur, sidomos kur dihet fakti se edhe sot në qeverinë e Serbisë janë eksponentët kryesorë të atij regjimi kriminal, i cili edhe kishte kryer këto krime dhe ishte angazhuar për fshehjen e gjurmëve të krimit”.

Shpreh mirënjohje dhe respekt për ju familjarët e personave të pagjetur, për qëndresën dhe durimin e juaj, si dhe për angazhimin e juaj personal që po bëni për zbardhjen e fatit të më të dashurve tuaj, tha në fund të takimit Zëvendësministri Florian Dushi.

Ndërsa, Kryetarja e  Organizatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, e falënderoi Zëvendësministrin Dushi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për këto procese dhe për këto familje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz