Kryeministria jep detaje mbi udhëtimin e Kurtit në SHBA
dp

Lexo edhe“Shihemi përsëri në sheshin e lirisë”, Krasniqi: Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New-York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Nga Kryeministria bëjnë me dije se qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Gjatë qëndrimit në Amerikë, kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës” deklaron Zyra e Kryeministrit.

Lexo edhe“Shihemi përsëri në sheshin e lirisë”, Krasniqi: Zëri ynë duhet të dëgjohet çdo ditë, derisa drejtësia të vihet në vend