Zëvendëskryeministri i Kosovës vazhdon lobimin kundër ligjit për “Trepçën”
BILLI
Lexo edhePretendenti për kryetar të Drenasit shfaqë anën e dobët të tij
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, vazhdon ta sfidojë shefin e tij në Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafën. Përfaqësuesi i Listës Serbe në Qeveri nuk po zmbrapset së lobuari kundër Ligjit për “Trepçën”, të cilin tashmë e ka firmosur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Për më tepër Stojanoviq nuk po pranon as të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, ndonëse ky i fundit i ka ftuar për takim për të diskutuar pas vendimit për bojkotim të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si kundërshtim për miratimin e Ligjit për “Trepçën”.

Lexo edhePretendenti për kryetar të Drenasit shfaqë anën e dobët të tij