Zeqiri: Serbët erdhën për të votuar edhe përmes “varkave”

Për dy vite, udhëhoqi me njërën nga komunat veriore të Kosovës.
Kryetari aktual i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në këto zgjedhje e tentoi edhe një mandat.
Por ndryshe prej 2023-ës, në tetor të këtij viti doli i katërti në renditje.
Nga 4 mijë e 18 qytetarë që votuan në këtë komunë, Zeqiri mori vetëm 190 vota të shqiptarëve.
Pjesën tjetër, me afër 3 mijë vota prinë Lista Serbe.
Për Zeqirin, gara ka qenë demokratike por jo fitorja e këtij subjekti.
Sipas tij, ka pasur ardhje të serbëve për votim të organizuar edhe përmes rrugëve ujore.

Lexo edheRamiz Lladrovci nga stadiumi: Folni me gjuhën e kampionit shqiponja, duam fitore
Zeqiri thotë se shqiptarët në këtë komunë do të vazhdojnë të kenë përfaqësues pasi i kanë të rezervuara edhe dy poste.
Por arrestime dhe ndalime me barka nuk ka pasur nga Policia e Kosovës siç pretendoi Zeqiri.
Zëvendës drejtori për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë se vazhdimisht policia kufitare ka monitoruar.
Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kandidatët e Vetëvendosjes për këto komuna rreth rezultatit zgjedhor, por të njëjtit nuk janë deklaruar.
Në katër komunat atje, Mitrovica Veriore, Zvecani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku ka fituar Lista Serbe./teve1














