Bëhet fjalë për çiftin “Jefferson dhe Jessica” nga Portugalia ku teksa po bëheshin betimet, Jefferson ndaloi për të dhënë deklaratën e veçantë duke u shprehur se zemra e tij i përket dikujt tjetër.
“Të gjithë janë mbledhur këtu për një arsye. Por është një person që e ka bërë të mundur këtë. Dhe fjalët që do them tani janë për të”, u shpreh Jefferson duke shokuar dasmorët.
Dhëndri shkoi tek vajza e bashkëshortes, Giovanna të cilën ajo e ka nga martesa e parë dhe u ul në gjunjë.
“E di që të besdis ndonjëherë, të them të lash dhëmbët dhe të krehësh flokët. Por unë gjithashtu të jap dashuri, mirësi dhe dua gjithnjë të të mbroj. Nuk i shpjegoj dot ndjenjat që kam për ty… Nuk e shpjegoj dot dashurinë që kam për ty, sepse mendoj që dashuria nuk ka shpjegim.

















