Zemaj: Sot jemi krah për krah me qytetarët për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës
dp

Lexo edheI dërguari i Kievit thotë se raketat Patriotë janë jetike, teksa Zelensky i lutet Trumpit

Me numër 17 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se është në besim të plotë rugovist dhe në një rrugëtim që bashkon me qytetarët.
“Sot është pika motivuese që na jep forcë, vullnet dhe guxim për të ecur përpara drejt fitores. Sot jemi të përkushtuar dhe të vendosur ta bëjmë ndryshimin e domosdoshëm. Sot jemi unikë, të fortë dhe të përgatitur me program, bindje dhe ide. Sot jemi krah për krah me qytetarët për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.Me zemër, me shpresë dhe me besim në fitore”,ka deklaruar Zemaj.
Zemaj është pjesë e listës së LDK-së derisa në tubimin e djeshëm të partisë të mbajtur në Prishtinë është parë i afërt me shumë prej qytetarëve të cilët ishin aty për t’u dhënë përkrahjen e nevojshme në këto zgjedhje./Lajmi.net/

Lexo edheI dërguari i Kievit thotë se raketat Patriotë janë jetike, teksa Zelensky i lutet Trumpit