Zemaj reagon: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës e nuk shkulen nga interesat e momentit
dp

Lexo edheRigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Ai ka thënë se rrënjet e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Mirëmëngjesi, Kosovë!
Sot e përgjithmonë, LDK!
Kam pritur, kam përcjellë, kam pritur përsëri. Por një gjë nuk ka ndryshuar: LDK-istët e Rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre.
Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit.

Lexo edheRigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët
Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë.
Prandaj, kushdo që mendon se mund ta ndryshojë identitetin tonë me presion, kalkulime apo interesa të çastit, duhet ta dijë një gjë:
LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave.
Ne vazhdojmë përpara, me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër.
Pa u lëkundur. Pa u përkulur. Pa asnjë shibel.