Zelensky pas telefonatës me Trump: Nëse ai e ndal luftën në Gaza, mund ta ndalë edhe Moskën
dp

Lexo edheSonte në mesnatë nis zbatimi i rregullave të reja hyrje-dalje në BE, vlen edhe për Kosovën

“Fola me Presidentin Trump. Ishte një bisedë e mirë, shumë produktive. E përgëzova për suksesin dhe marrëveshjen që arriti në të vërtetë për Lindjen e Mesme, e cila është një rezultat i fortë. Dhe nëse mund ta ndalojmë luftën në atë rajon, luftërat e tjera me siguri mund të ndalen, përfshirë këtë luftë ruse”, shkroi Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky në Telegram.
“E informova Trumpin për sulmet ruse ndaj energjisë sonë. Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të na mbështetur. Diskutuam mundësitë e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore dhe marrëveshjet përkatëse. Ka mundësi të mira.”
“Ka mundësi të mira, ide të forta se si ta forcojmë vërtet veten”, argumenton udhëheqësi ukrainas.

Lexo edheSonte në mesnatë nis zbatimi i rregullave të reja hyrje-dalje në BE, vlen edhe për Kosovën
“Ne kemi nevojë për gatishmërinë e rusëve për të marrë pjesë në diplomacinë e vërtetë. Kjo mund të arrihet përmes forcës. Faleminderit, z. President!”, pohon Zelensky.