Zeka tregon për pasojat e Kosovës me shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale
Deputeti Milaim Zeka ka shkruar se “Kosova ndodhet përpara një vullkani historik. Kosova ndodhet para një humbjeje historike.
Sonte po ju përcjell vetëm një mesazh te ambasadorit britanik i cili me tha në Kuvendin e Kosovës se: Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale do të përkthehet në detyrim të vendeve perëndimore për tërheqjen e njohjes së pavarësisë se Kosovës si dhe largim të forcave të KFOR-it nga Kosova.
Kosova do të izolohet njësoj sikurse Koreja e Veriut.
Këtë shqetësim ia përcolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi.

Lexo edheAksident para pak minutave në qendër të Drenasit (Foto)
Ish kryetari i Kuvendit te Kosovës deklaroi se në fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin ‘Për’ unë isha ‘Kundër’, por tani në rrethanat e krijuara mendoj se një veprim i tillë është me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e Kosovës.
Unë mendoj se kjo lojë me Bashkësinë ndërkombëtare dëshmon qartazi se një pjesë e lidershipit politik të Kosovës, interesin personal e kanë gjithmonë mbi interesin e Kosovës dhe mbi ardhmërinë e fëmijëve tanë”, shkruan Zeka. /Drenica Press/














