Zeka: Sot kam pirë kafe me Thaçin, nuk e ka ditur se do të publikohej aktakuzë ndaj tij
01

Lexo edheJakup Krasniqi: Për çfarë “drejtësie” po flet Kryetarja e Kuvendit?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë në dijeni se sot do të publikohej një aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Zeka thotë se është i sigurt për këtë, për arsye se, sipas tij, është takuar sot gjatë ditës me presidentin.
“Thaçi nuk e ka pasur idenë se do të ketë sot aktakuzë, sot kam pirë kafe me të në orën 09:00 në mëngjes deri në orën 09:40, pastaj rreth orës 12:00 është nisur drejt Rinasit”, ka deklaruar Zeka në emisionin “Pressing”, në T7.

Lexo edheJakup Krasniqi: Për çfarë “drejtësie” po flet Kryetarja e Kuvendit?
“Ai nuk do të nisej fare për në Tiranë nëse do ta dinte. Ka qenë gjatë fluturimit kur është lëshuar njoftimi”, është shprehur ai.

21 tet 2026

21 tet 2026