back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeZëdhënësi i qeverisë, opozitës: Për 11 vjet pagën minimale e keni ngritur...

Zëdhënësi i qeverisë, opozitës: Për 11 vjet pagën minimale e keni ngritur veç 10 euro

Të ngjajshme

​36-vjet nga themelimi i LDK-së

Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike...

​Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Pikën e...

​Salah hero, Egjipti e nis fushatën e AFCON me fitore

Egjipti e ka nisur Kupën e Kombeve Afrikane me...

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u është përgjigjur kritikave të opozitës, e cila po kërkon rritje të pagës minimale deri në 400 euro.

- Advertisement -

Kryeziu tha se herën e fundit kur paga minimale është rritur, ajo është rritur për 10 euro, përkatësisht 50 euro.

“Nga 120 euro, siç ishte vendosur në vitin 2005, në 130 dhe 170 euro në 2011. Që atëherë e gjithë opozita e sotme, të gjitha me radhë, herë njëra e herë tjetra, e besa herë të gjitha bashkë, kanë qenë në qeverisje. Por për 11 vjet, paga minimale mbeti e njëjta”, ka shkruar Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se sot po duket e pamjaftueshme rritja e synuar në 264 euro, teksa thotë se është rritje prej 134 euro, përkatësisht 94.

“Edhe një herë Qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë”, shkroi Kryeziu.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që përcakton rritjen e pagës minimale në 250, përkatësisht 264 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz