BallinaLajmeZëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti ujk me shqiptarët e dele me Serbinë

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti ujk me shqiptarët e dele me Serbinë

Të ngjajshme

Hamza uron qytetarët për Fitër Bajramin, viziton myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me...

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas ndërprerjes së vizitës së lideri të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, nga serbët në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bytyçi ka thënë se sot Kurti u takua me real politikën, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhet një politikan që shtiret ujk me shqiptarët e dele me Serbinë, pasi që ai thotë se mjaftuan një grusht të rinjsh serb për të kthyer prapa Kurtin e Osmanin nga vizita e tyre ‘turistike’ në Mitrovicën e Veriut.

Ky është postimi i plotë i Bytyçit:

Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz