BallinaKulturëZëdhënësi i Erdogan-it kërkon heqjen e Nobelit për Peter Handke-n

Zëdhënësi i Erdogan-it kërkon heqjen e Nobelit për Peter Handke-n

Të ngjajshme

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Dorëzohet projekti me plotësime për sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit

Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Zëdhënësi i  presidencës turke bëri thirrje të shtunën që Akademia Suedeze ta tërheqë vendimin për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi shkrimtarit kundërthënës, Peter Handke. Ai tha se ky është një vendim i paturpshëm.

“Të hënën, Çmimi Nobel për Letërsi do t’i jepet Peter Handke-s, i cili e përkrah Millosheviqin dhe e mohon gjenocidin në Bosnjë. Ky vendim i paturpshëm duhet të tërhiqet”, shkroi në Twitter zëdhënësi Ibrahim Kalin.

Shkrimtari austriak u shpall fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në tetor. Në vendimin e Akademisë Suedeze ishte thënë se ky çmim po i jepet për punën me ndikim që autori ka bërë përmes letërsisë në zbulimin e periferisë së përvojës njerëzore.

Sidoqoftë, zëdhënësi Kalin tha se ky çmim do të shërbejë për të inkurajuar gjenocide të reja dhe e shtroi pyetjen: “Si mund ta shpërbleni dikë pa vetëdije morale dhe ndjenjë të turpit?!”

Pas njoftimit për dhënien e këtij çmimi, të afërmit e viktimave të luftës në Bosnjë gjithashtu patën reaguar ashpër.

Reagime të shumta për vendimin e Akademisë Suedeze ka pasur edhe në Kosovë.

Peter Handke e kishte vizituar në burg ish-liderin famëkeq, Sllobodan Millosheviq, dhe kishte bërë përpjekje që të dëshmonte në favor të tij, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz