back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaBotëZbutet Trump në raport me Sirinë, çka thotë tash

Zbutet Trump në raport me Sirinë, çka thotë tash

Të ngjajshme

- Advertisement -

Në vazhdën e spekulimeve se një sulm ndaj aseteve ushtarake të Sirisë nga ana e SHBA-së do të jetë i pashmangshëm, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish nëpërmjet Twitter-it, duke shkruar se një sulm i mundshëm amerikan do të kryhet “së shpejti apo më vonë”.

- Advertisement -

Presidenti amerikan ka theksuar se ai nuk e ka thënë “kurrë se kur mund të ndodh sulmi në Siri”

“Nuk kam thënë kurrë se kur një sulm në Siri do të ndodh. Mund të ndodh së shpejti, apo më vonë. Në secilin rast, Shtetet e Bashkuara, nën administratën time, ka bërë një punë të mrekullueshme duke e pastruar rajonin nga ISIS-i. Ku është kjo ‘Faleminderit Amerika’”, ka shkruar Trump.

Dje presidenti amerikan paralajmëroi Rusinë se do të kryente sulm me raketa ndaj regjimit të Bashar al-Assad, por që ishte kundërshtuar nga Rusia orë më parë, zyrtarë të së cilës kishin thënë se do të rrëzojnë çdo raketë që do të ngritej në Siri.
I gjithë tensionimi i marrëdhënieve ruso-amerikane, vjen pas sulmeve kimike në Siri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz