Disa arkeologë po e hetojnë një hartë ‘të thesarit’, e cila është krijuar dekada më parë nga astronauti i NASA-s, Gordon Cooper.
Ata kanë zbuluar një spirancë të lashtë anije që mendohet të ketë mbetur prapa nga njeriu që e zbuloi Amerikën, Kristofor Kolombo.
Arkeologët kanë konfirmuar se spiranca e gjetur në Karaibe është me origjinë spanjolle dhe i përket kohës së Kolombos.
Spiranca peshon më shumë se 1 mijë e 200 kilogramë, dhe ekspertët dyshojnë se ajo u këput nga një anije me përmasa mesatare pasi u dëmtua nga një stuhi gjatë një udhëtimi në vitin 1500.
Astronauti i NASA-s, Gordon Cooper, i cili e orbitoi tokën 22 herë me anijen satelitore Mercury-Atlas, në vitin 1963 krijoi këtë hartë pasi zbuloi qindra anomali në tokë.
Më vonë Cooper i dha këtë hartë gjahtarit të thesarit Darrell Miklos, i cili tani po heton koordinatat përgjatë një rruge që mendohet të jetë rruga që kaloi Kolombo me anije.
Në bazë të këtyre koordinatave, arkeologë dhe hulumtues të ndryshëm zbuluan një spirancë të anijes e cila i përkiste viteve 1492-1500.

