Zbulohet rroga e Besnik Hasit që e fiton në Arabi

Besnik Hasi do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Al Raed në Arabinë Saudite, edhe pse menaxheri i tij ishte përpjekur në çdo mënyrë që ta kthente në Belgjikë gjatë javëve të fundit.
Sipas informacioneve nga Belgjika, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare dëshiron që të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm europian, nëse arrin të gjejë një klub i cili plotëson kushtet ekonomike përafërsisht si klubi i tij aktual.
Fatkeqësisht për Hasin, të gjithë klubet e kontaktuara kanë refuzuar këtë sapo kanë mësuar se cila është rroga aktuale e Hasit.
Menaxheri i tij, Mogi Bajat, kontaktoi dhe nisi negociatat me Sërkëll Bryzh dhe Sharlërua gjatë ditëve të kaluara. Por në asnjë prej rasteve nuk arriti të konkretizonte sapo u bëri të ditur se në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite, Hasi kishte përfituar një rrogë 1,2 milionë euro.
Për më tepër, pasi renditi skuadrën në vendin e 8, klubi i cili fillimisht kishte menduar ta shkarkonte, i rriti rrogën, duke ia bërë tashmë 1,5 milion euro në sezon, shifër e paarritshme për klubet belge, por edhe për shumë kampionate të tjera më cilësorë në Europë.

Lexo edheSporti kosovar mund ta ketë një shans të dytë të enjten fal Bekim Haxhiut, pritet seancë e jashtëzakonshme
Me pak fjalë, për përfitime të tilla, Hasi do të jetë i detyruar të vazhdojë në Arabinë Saudite dhe vetëm nëse ul ndjeshëm pretendimet financiare, atëherë mund të gjejë skuadra që e presin krahëhapur.














