BallinaLajmeSporti kosovar mund ta ketë një shans të dytë të enjten fal...

Sporti kosovar mund ta ketë një shans të dytë të enjten fal Bekim Haxhiut, pritet seancë e jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Bekim Haxhiu, ish-nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, i njohur si ‘Kamishi’, i cili është deputet në kuvend nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po kërkon mbështetjen e kolegëve të tij që Ligji për Sponsorizime të funksionalizohet nga kuvendi dhe të harmonizohet me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Njoftimi i Haxhiut:

“Disa nga kolegët deputetë po nguten të urojnë sportistët, por jo edhe të votojnë amandamentin 5, që mundëson funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime, harmonizimin e tij me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Disa nga ne deputetët që jemi duke i dhënë mbeshtetje sportit, sot kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e enjte në ora 10:00 me pikën e vetme të rendit të ditës:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Votimi i amendamentit 5 të propozuar nga unë që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Kërkojmë mirëkuptimin e kolegëve deputetë që të marrin pjesë në seancë, të ejten, në ora 10:00 dhe të votojnë për të mirën e sportistëve tanë të cilët çdo ditë po na bëjnë krenarë. Ju lumtë Majlinda, Nora, Loriana dhe Driton Kuka. Krenohemi me ju!”.

Ndryshe, ndryshimet e lartcekura nuk u miratuan në seancën e javës së kaluar pasi ishin një votë më pak. Më poshtë gjeni listën e deputetëve që nuk e votuan/munguan në seancë.

Mos-miratimi dhe mos-funksionalizimi i këtij ligji ka shkaktuar dëm të madh tek sportistë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz