back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeZbulohet pajisja që 'përgjon' në bankomate, ja si i klononte kartat bullgari

Zbulohet pajisja që ‘përgjon’ në bankomate, ja si i klononte kartat bullgari

Të ngjajshme

Musliu e ashpër: Sa herë vendi ka nevojë për aleancë, Albin Kurti zgjedh konfliktin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka...

Tregimi i javës/ Marcellus Emants: Një ekscentrik

vepra e të cilit është një nga pak shembujt...

Behrami pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA-në: Ditë zie për Kosovën!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

“Shuplaka më e madhe për Kosovën nga Amerika”, reagimi i Xhavit Halitit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash...

Skimmer Card është pajisja e cila iu bllokua bullgarit Victor Eftimov mesditën e të dielës në bankomatin e një banke të nivelit të dytë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Pajisja ka përafërsisht formën e bakomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar të një klienti, të cilit i janë vjedhur të dhënat. Për këtë qëllim shërben një pajisje tjetër për prodhimin e kartave të bankave që posedohet nga keqbërësit.

Ky është bankomati i bankës se nivelit të dytë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku u kap bullgari Viktor Eftimov.

Ai u kap në momentin që po hiqte pajisjen Skimmer nga bankomati.

I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet.

Pas ndalimit, Eftimov iu tha se e kishte blerë pajisjen Skimmer në tregun Çam. Por ky version nuk është besuar nga policia, e cila ka vënë re se pajisja ishte artizanale dhe se nuk ishte parë më parë në Shqipëri.

Bashkëpunëtor i Eftimovit u shpall në kërkim nga policia. Athanas Malev 25 – vjeç, pas kërkimeve të oficerëve të krimeve, u zbulua se ai kishte kaluar në drejtim të Kosovës nga Morina. /TvKlan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz