BallinaSportZbulohet paga vjetore që Vedat Muriqi do ta ketë tek Lazio

Zbulohet paga vjetore që Vedat Muriqi do ta ketë tek Lazio

Të ngjajshme

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Trump: Nuk mund të lejojmë Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një...

Aventura e Vedat Muriqit me Fenerbahcen si duket është afër fundit.

Sulmuesi nga Prizreni do të largohet nga Stambolli pas vetëm një sezoni në drejtim të kryeqytetit italian Romës, ku do të luajë për Lazion e Igli Tares.

Lazio ka bërë një ofertë zyrtare prej 18 milionë eurove (15 milionë + 3 milionë bonuse), dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi nga ana e dy klubeve.

Gazetari i njohur italian, Nicola Schira ka zbuluar edhe pagën që sulmuesi kosovar do ta ketë tek Lazio.

Muriqi do të paguhet 1.8 milionë euro në vit, plus bonuset që mund të arrijnë shumën totale prej 2 milionë eurove. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Këtë sezon Vedat Muriqi është paraqitur në 36 ndeshje për Fenerbahcen ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz