back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaRegjionaleZbulohet mozaiku Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave

Zbulohet mozaiku Adem Jashari nëpërmjet 200 mijë plumbave

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Në nderim të 20-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër në Prekaz zbulohet mozaiku i Komandantit Legjendar Adem Jashari i punuar me 200.000 gëzhoja fishekësh, ideator i të cilit është 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi.

Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katror.

Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.

Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të  5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.

Të Fundit

Sport

ShowBiz