HomeLajmeZbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë euro

Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë euro

Të ngjajshme

Konjufca: Vjosa Osmani u bë temë nga LDK-ja vetëm kur e kuptuan se nuk është zgjedhja jonë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se...

Osmani: Qeveria Kurti i tha “jo” gazit amerikan, kjo është e pafalshme

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar çështjen e...

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kritikuar Lëvizjen...

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

Dogana përmes një postimi në Facebok, thotë se mallrat ishin paraqitur për zhdoganim nga importuesi, por për shkak të analizës së riskut, ngarkesa u përzgjedh për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë.

“Gjatë verifikimit dhe krahasimit të dokumentacionit me gjendjen faktike të mallit, zyrtarët konstatuan praninë e një sasie të padeklaruar të radarëve për sisteme kundër vjedhjes. Bazuar në të dhëna nga zhdoganime të mëparshme për mallra të ngjashme, vlera e përafërt e mallit të padeklaruar vlerësohet rreth 2,050 euro”, thuhet në postim.

Dogana thekson se mosdeklarimi i mallit përbën kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, pasi synon shmangien ose uljen e detyrimeve të importit të parashikuara me ligj.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe garantimin e konkurrencës së drejtë për të gjithë operatorët ekonomikë, duke kontribuar në sigurinë dhe integritetin e tregut të Kosovës”, thotë Dogana e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport