BallinaLajmeZbulohet “lista e parë” me emrat e ministrave të LDK-së

Zbulohet “lista e parë” me emrat e ministrave të LDK-së

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jap edhe në Këshill të Përgjithshëm dritën e gjelbër për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

E me këtë rast, para Këshillit do të shpalosen edhe emrat e ministrave nga LDK-ja, të cilët do të votohen nga 130 anëtarë të Këshillit, shkruan Reporteri.net

Reporteri ka mësuar “listën e parë”, e cila nga burime të LDK-së quhet si preliminare, pasi gjatë Këshillit mund të ndryshojë.

Siç thonë burimet brenda Këshillit, LDK-ja do t’i ketë katër ministra burra dhe dy minister, duke pasur parasysh kuotën që është vendosur për përfaqësim gjinor në Kabinetin Kurti.

Sç edhe shkruajti Reporteri mbrëmë, Ministria e Punëve të Brendshme pritet t’i besohet avokatit Besnik Berisha. Ministrinë e Mbrojtjes pritet ta udhëheqë Anton Quni.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, shef do të jetë Lumir Abdixhiku, ndërkaq në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Hykmete Bajrami.

Lutfi Zharku, sipas burimeve, do ta propozohet për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërkohë që emri i një ministre grua akoma nuk është vendosur.

Vlen të theksohet se këta emra nuk janë përfundimtar, pasi me diskutimet në Këshill mund të ketë lëvizje. Mirëpo, dihet sigurt se pozitat kryesore që i ka LDK-ja, zëvendëskryeministrin e parë dhe kryeparlamentarin, do t’i kenë Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz