BallinaLajme“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe...

“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Të ngjajshme

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Mbi 1800 gjoba trafiku dhe 22 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë...

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet më 18 maj në Shkup, për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se është e papranueshme që edhe në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, shqiptarët të detyrohen të kërkojnë të drejta themelore që lidhen me gjuhën, identitetin dhe dinjitetin e tyre.

Ajo theksoi se ndryshimet më të mëdha historikisht kanë nisur nga studentët dhe guximi i të rinjve për të kundërshtuar padrejtësitë.

“Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se mbështet plotësisht studentët protestues.

“Studentë, jemi me ju”, përfundon mesazhi i saj. /Lajmi.net/

- Advertisement -