BallinaLajmeZgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Procesi i regjistrimit ka filluar më 6 maj dhe mbyllet sot, më 17 maj.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në përfaqësitë diplomatike.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ndërkohë, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje qytetarëve edhe që të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit dhe të përfundojnë procedurat brenda afatit të përcaktuar.

“Verifiko Qendrën tënde të Votimit! Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 17 maj 2026”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme, e cila përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 28 dhjetor 2026.

Po ashtu, KQZ ka certifikuar 902 kandidatë për deputetë nga 21 subjekte politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz